8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiKomisioni Evropian i Udhëtimeve: Shqipëria +86% më shumë turistë se në 2019

Komisioni Evropian i Udhëtimeve: Shqipëria +86% më shumë turistë se në 2019

Komisioni Evropian i Udhëtime ka publikuar raportin e turizmit 2024 në të cilin duke analizuar e krahasuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikohet se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më ta madhe të turistëve, të cilët qëndrojnë në vendin tonë më shumë se një natë.

Në raport Shqipëria parashikohet të ketë një rritje të madhe prej 86% e ndjekur nga Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%.

Vendi ynë lë pas në parashikimin e komisionit evropian jo vetëm vendet e rajonit por edhe Portugalinë, Greqinë dhe Turqinë në rritjen e turistëve në krahasim me 2019.

Në raport theksohet se rritja e turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajonet që kanë mbiturizëm, si Amsterdami, Venecia dhe Ishujt Balearik, turistët e të cilëve pritet të vijnë pikërisht në vendin tonë,.

Në lidhje me raportin reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili shkroi se: Ja dhe klasifikimi i komisionit evropian të udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Evropës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments