Aleanca për Shqiptarët (ASH) theksoi sot përmes një komunikate se reagon ashpër lidhur me sulmin e djeshëm ndaj kardiologut tetovar Fatmir Feratit në vendin e tij të punës nga personi tani më i identifikuar F.S, flet qartë se doktorët dhe stafi mjekësor vazhdojnë të jenë të pambrojtur dhe cak i grushtimeve fizike. “Është bërë shprehi që gati për çdo muaj të rihet nga një doktor në Qendrën Klinike te Spitalit të Tetovës, dhe për fat te keq Drejtoria e Spitalit së bashku me drejtorin nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për të siguruar Sigurim dhe mbrojtje ndaj stafit mjekësor. Ajo që është më tra gjike se Drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës F.B, nuk e pa të arsyeshme të paktën njëherë të japë një deklaratë publike duke i dënuar këto veprime ndaj kolegëve të tyre, së paku t’ju uroj shërim, dhe t’ju bëjë thirrje organeve te rendit të zbardhin rastin dhe ti ndëshkojë kryerësit e veprave penale qe ushtrojnë dhunë dhe prishin rendin publik. Rasti i fundit ndaj kardiologut të mirënjohur Tetovar Fatmir Feratit, thuhet se ka ndodhur nga një militant i BDI i cili duket në foto bashkë me Kreun e BDI dhe Kryetaren e Komunës së Tetovës. A thua vallë kjo mund të jetë një arsye me shumë që personat që ushtrojnë dhunë shpeshherë të pretendojnë te jene të mbrojtur nga pushteti dhe BDI-ja. Urgjentisht kërkojmë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce por edhe Kryeministri Zaev, të deklarohen për dhunën permanente që ushtrohet ndaj mjekëve dhe të marrin masa konkrete për këto raste që po bëhen shprehi sidomos ndaj mjekëve në spitalin e Tetovës”, thekson ASH.