15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeIdrizovë, premtohet ndërtimi i shkollës së re, nesër vendoset se ku do...

Idrizovë, premtohet ndërtimi i shkollës së re, nesër vendoset se ku do të vazhdojnë me mësim nxënësit shqiptar

Keni shkollë, çka kërkoni më shumë.

Kështu e nisën takimin autoritet dhe prindërit e fëmijëve të Jurumlerit.

Në Idrizovë erdhën ministri I Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, deputeti Artan Grubi, Muhamed Zekiri dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski.

Ata erdhën për tu takuar me prindërit që të gjejnë një zgjidhje që nxënësit shqiptar të kësaj ane, procesin mësimor ta ndjekin në gjuhën amtare.

Në takim të dy palët u dakorduan të gjendet një marrëveshje afatgjate, siç është ndërtimi i një shkolle të re. Arbër Ademi dhe Borce Georgievski thanë se takimet e tyre do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të gjetur zgjidhje për 11 nxënësit shqiptarë të cilët tani më një muaj nuk kanë ndjekur asnjë ditë mësim.

Georgievski shpreson që nesër të gjejnë zgjidhje afat shkurtë të problemit që fëmijët të mos humbasin nga procesi arsimor.

Për ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë, ditën e martë do të diskutohet edhe në mbledhjen qeveritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments