-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azis Aliu: Të votohen ligjet për...

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azis Aliu: Të votohen ligjet për reforma në administratë dhe ta përmirësojmë vlerësimin në Raportin e BE-së

Është koha që të votohen ligjet të cilët presin me vite të tëra, ndërsa janë me rëndësi të madhe për reformat në administratën publike, porosit ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në intervistë për Portalb.

“Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës, Ligji për Agjenci Digjitale, Ligji për Nëpunësit Administrativ, Ligji për Sektorin Publik, Ligji për Media. Këto janë një pjesë e ligjeve të cilët duhet të miratohen gjatë periudhës së ardhshme, në kuadër të reformave në administratën publike dhe digjitalizimin e shërbimeve dhe me këtë të përmirësohet nota 3 që RMV e mori në raportin e skriningut nga Bashkimi Evropian”, thotë Aliu.

Ai përkujton se pritet së shpejti të hapen sportelet “një pikë për shërbime” në të gjitha postat, ndërkaq do të krijohen mekanizma shtesë që institucionet të detyrohen ta përdorin platformën e interoperabilitetit, të cilën deri tani e kanë bërë “sipas qejfit” edhe pse e kanë pasur detyrim ligjor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments