Sipas burimeve të TV21 brenda ASh-së, pritet që këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Strugë të ndërpresin çdo lloj komunikimi me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Ky bojkot vjen për shkak se nuk shohin asnjë veprim konkret as nga Merko e as nga organet e drejtësisë që pas shpalljes “persona non grata” nga SHBA.
Pritet që ditët në vijim të ketë edhe veprime tjerë konkrete demokratike ndaj kryetarit Merko dhe ndaj udhëheqësisë së Komunës së Strugës deri në largimin plotësisht të Merkos.
“Më nuk do të ketë as koordinime dhe as komunikimi me kryetarin e Strugës”, thonë këshilltarët./TV21