-2.9 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeKurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët ishte gabim...

Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët ishte gabim i madh, i hapi rrugë shkeljes së saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel ka thënë se ka falënderuar të dy kryeministrat për vizitën dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.

Ai bëri të ditur se në takim ua ka bërë të qartë të dy kryeministrave se Kosova është për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kurti tha se ajo çka Kosova dëshiron është një zgjidhje evropiane, derisa kërkoi zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pa vonesa dhe pa kushte, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne duam zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit për të cilën dëshirojmë të zbatohet në plotëni, pa vonesa dhe pa kushte. Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi edhe për BE-në të shtyjë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti para mediave.

Kryeministri shtoi se dialogu duhet të intensifikohet dialogu për implementimin e marrëveshjes. Ai shtoi se mosnënshtrimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, ishte gabim i madh, sepse në këtë mënyrë i hapi rrugë shkeljes dhe mosimplementimit të saj.

“E kemi arritur një marrëveshje, është modeluar në bazë të modelit të Gjermanive, është qasja e njohjes de facto. Gjithsesi mungesa e implementimit është vështirësitë që i kemi që  bëri që ky proces të kalojë pa nënshkrim nga të dyja palët. Ky ishte një gabim i madh sepse e ka hapur derën për shkeljen e marrëveshjes. Çka duhet është implementim i shpejtë i të gjitha pikave, pa parakushte ose vonesa. Kjo çka besoj është zgjidhja dhe duhet të intensifikojmë dialogun për implementim sepse marrëveshja është aty. Kryeministria Rutte dhe Bettel të gjithë udhëheqësit evropian mos të heqin dorë nga marrëveshja bazë”, tha ai.

Kryeministri Kurti po ashtu konfirmoi se ditën e sotme do të takohet me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

“Po sot kam takim me emisarin Lajçak. Të dielën kisha telefonatë gjysmëorëshe me Borrell dhe si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, sot e kemi këtë takim”, u shpreh Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments