Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka realizuar bastisje në Krushevë, ku si rrjedhojë janë kapur një sasi e madhe e armëve dhe municionit, përcjell TV21.
“Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e P.K.(71) nga Krusheva. Gjatë bastisjes janë gjetur mbi 60 pushkë, mbi 60 pistoleta dhe 2000 copë municioni gjuetie nga kalibri i ndryshëm, si dhe pjesë të ndryshme të pushkëve dhe pistoletave. Për rastin është njoftuar prokurori publik”, qëndron mes tjerash në njoftim.
Më tej thuhet se pas dokumentimit të rastit, kundër personit në fjalë do të vijojë kallëzim përkatës.



