Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e Paradës së Krenarisë.
Marshi nisi nga sheshi “Skënderbeu” e vazhdoi tutje.
Në këtë marsh po marrin pjesë shumë qytetarë të cilët ishin aty në përkrahje të komunitetit LGBTI.
Kjo paradë, e cila po mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, u organizua për herë të parë në Prishtinë në tetor të 2017-ës.
Kujtojmë se Java e Krenarisë për këtë vit ka nisur më 5 qershor, e cila u manifestua me aktivitete të ndryshme të komunitetit LGBTI.