7 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e...

Gërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takimin e mbajtur sot në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Gërvalla tha se Kosova ofron kornizën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve në Evropë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shkruar pas diskutimit për Asociacionin, që është organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas saj çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments