6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme36 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve...

36 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Janë regjistruar edhe 18 persona të shëruar Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste të reja të të infektuarve me Covid-19 dhe tre viktima. Viktimat janë dy nga Kumanova dhe një nga Krusheva, raporton TV21. Janë regjistruar edhe 18 persona të shëruar, për çfarë nga Klinika e infektologjisë dhe gjendje febrile sot janë larguar 11 pacientë, nga Spitali i Dibrës janë larguar 2 pacientë, ndërkaq 5 pacientë të tjerë të shëruar kanë qenë në mjekim shtëpiak. Nga rastet e reja, më së shumti ka Shkupi me 22, pas saj vjen Kumanova me 4 raste. Nga 3 raste janë regjistruar në Prilep, Strugë dhe Veles, kurse një rast është regjistruar në Manastir. Këto rezultate kanë dalë nga realizimi i 467 testeve. Përfshirë statistikat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në Maqedoni arrin në 1117. Nga ata, 139 janë shëruar kurse 49 të tjerë kanë ndërruar jetë./21Media  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments