12.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeZYLFI ADILI-KOMANDANT QUFA NGA ASH: GJYKATA E KONTROLLUAR NGA LSDM-BDI LIROI MIJALLKOVIN

ZYLFI ADILI-KOMANDANT QUFA NGA ASH: GJYKATA E KONTROLLUAR NGA LSDM-BDI LIROI MIJALLKOVIN

Nga Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për shtyp kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për heqjen e masës së paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”. Zylfi Adili nga Aleanca për Shqiptarët thotë se po lirohen dhe amnistohen kriminelë, derisa qytetarë kryesisht shqiptarë vazhdojnë të mbeten në burgje padrejtësisht.

“Dje gjykata e kontrolluar nga regjimi LSDM-BDI i dhanë goditjen e fundit drejtësisë në vend. Në ditën që kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga postet e tij, Gjykatae Apelit morri vendim për të lënë të lirë Mijallkovin, ndërsa në ditën e zgjedhjes së kryeministrit të ri, Dimitar Kovaçevski, Mijallkovi doli nga burgu i Shutkës. Dje u pa qartë se ky regjim është i lidhur ngushtë me krimin dhe korrupsionin dhe se gjithë mandatin e vetë e ka kaluar duke falur dhe amnistuar kriminel, ndërkohë qytetarë të pafajshëm, kryesisht shqiptar, nga raste të montuara padrejtësisht vazhdojnë të qëndrojnë në burgje edhe përkundër dëshmive të shumta për pafajësinë e tyre”, tha mes tjerash Adili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments