6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZVKPRMV Artan Grubi: Agjenda e gjelbër çdo ditë e më të tepër...

ZVKPRMV Artan Grubi: Agjenda e gjelbër çdo ditë e më të tepër po përqafohet nga investitorët vendas

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kolegë të tjerë ministra kanë shënuar nisjen e realizimit të investimit të parë privat, ndërtimin e parkut me erë “Bogosllovec”, investim ky në vlerë prej 61 milionë euro.

Sipas Grubit gëzon fakti që ky central elektrik me erë është investim i një kompanie vendore.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka informuar se me realizimin e këtij investimi për 36 MW shtesë do të rritet pjesëmarrja e energjisë së prodhuar nga centralet elektrike me erë, mbi 20.000 amvisëri do të furnizohen me energji të gjelbër, kurse njëherësh për 87.000 tonelata do të ulet emetimi i CO2 në nivel vjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments