6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Zaev tenton të fajsojë stafin mjeksor dhe ta shpëtojë Filipçen,...

Ziadin Sela: Zaev tenton të fajsojë stafin mjeksor dhe ta shpëtojë Filipçen, ka pesë arsye për përgjegjësi (video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi në Haraçinë, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev, se përfundimisht, sipas tij ka dëshmuar se nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, por mbron vetëm funksionarët e tij partiak. Duke komentuar vendimin për të mos pranuar dorëheqjet e ministrit dhe zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Sela tha se Zaev dëshiron që për tragjedinë në Tetovë, fajin t’ua hedh stafit mjeksor, me qëllim që ta shpëtojë ministrin e tij. Përveç kësaj, kreu i ASH-së, ka dhënë pesë arsye për të cilat ai tha se përgjegjësi duhet të mbajnë Qeveria, Komuna e Tetovës dhe drejtoria e spitalit.

“E para për të më tepër rëndësi paska Filipçja, sesa ka rëndësi ngushllimi që duhet ta kenë familjarët e 14 viktimave të djegur për së gjalli dhe del e na flet sot që spaska përgjegjësi as ministri i shëndetësisë, as zëvendës ministri, as drejtori e as kryetarja e komunës së Tetovës. Dhe e dini se ku do ta kërkojë përgjegjësinë ky njeri ndytë. Do të mundohet te ata që me me mish e me shpirt mundohen tu ndihmojnë pacientëve, te personeli mjeksor i Tetovës që nuk ka pikën e fajit. Shumë janë elementet për të cilët deri sot prokuroria do të duheshte të veprojë. Një 11 vite drejtori i cili është ushtrues detyre. Dy kryetarja e komunës atje që nuk ka bërë pranim teknik të spitalit, dhe leje nuk ka dhënë akoma për objektin, ndërkohë që me ligj për çdo objekt në territorin e komunës leje jep komuna. Tre mungesa e murreve ndarëse të objekteve që do të ndalonte përhapjen e zjarrit. Katër mungesa e aparateve për fikjen e zjarrit dhe sot ata njerëz do të shpëtonin”, tha Ziadin Sela.

Arsyeja e pestë, sipas Ziadin Selës është prezenca e familjarëve të pacientëve në ambientet e qendrës modulare, që ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjeksor. Kjo shtoi ai është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë edhe e kryeministrit Zoran Zaev. Kreu i opozitës shqiptare u zotua se për djegjen e 14 qytetarëve në Tetovë do të ketë përgjegjësi edhe përkundër, siç u shpreh ai, tentimit për të fshehur të vërtetën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments