6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeCivil: Institucionet të parandalojnë dhunën në procesin zgjedhor

Civil: Institucionet të parandalojnë dhunën në procesin zgjedhor

Organizata “Civil” apelon te partitë politike dhe mbështetësit e tyre, si dhe nga institucionet adekuate, të ndërmarrin masa urgjente për parandalim nga dhuna në procesin zgjedhor.

Në këtë raport zgjedhor nga Civil, theksojnë se gjatë ditës së djeshme MPB raportoi për përpjekje të një sulmi fizik me një mjet metali ndaj kryetarit të komunës së Lozovës, Aco Velkovski nga ana e një banori në fshatin Karatmanovo i cili ndodhi më 2 tetor të vitit 2021.

Siç raportuan nga MPB, ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Pas bombës në oborrin e kandidatit për listën e këshilltarëve të LSDM-së, në Shuto Orizare, grindje dhe dëmtim të materialit reklamues në Çashkë dhe gjuajtje para shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, ky është incidenti i katërt me dhunë në fushatën zgjedhore”, kumtuan nga Civil.

Prej atje shtojnë se monitorimi i Civil-it shënon raste të mosrespektimit të protokolleve dhe rekomandimeve për mbrojtje nga KOVID-19 pothuajse në të gjitha tubimet nga të gjitha partitë politike.

Mes tjerash nga Civil, reagojnë edhe në keqpërdorim politik të fëmijëve. Sipas të dhënave të tyre edhe më tutje vazhdon keqpërdorimi politik në aktivitetet e fushatës së partive politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments