12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeScandal /Teuta Arifi: Nuk ka harxhime shtesë, kompania ka vendosur ashtu, ndrrohen...

Scandal /Teuta Arifi: Nuk ka harxhime shtesë, kompania ka vendosur ashtu, ndrrohen kabinat e stacioneve të autobusëve!

Kabinat e stacioneve të autobusëve në Tetovë janë hequr për tu zëvendësuar me tjera, vetëm 9 muaj pasi ishin vendosur. E për këtë kanë reaguar nga Lista e këshilltarëve “Më mirë për Tetovën” nga ku akuzojnë se janë keqpërdorur mjete publike.

“Në mes të fushatës zgjedhore, pa u bërë edhe 9 muaj ndryshohen stacionet e shëmtuara të autobusëve urban. Pa hyrë në dyshimet për koston e lartë, gati pesëfish më tepër nga vlera reale, Komuna e Tetovës me qasjen amatore për këtë projekt, ka humbur rastin që qytetit t’i lë gjurmë me shije urbane.

Nuk e kuptojmë se pse me paratë dhe tatimet tona dy here duhet te ndërtohen stacione autobusësh, edhe atë në mes të fushatës. Pse ky keqpërdorim i parave publike për fushatë parazgjedhore”, tha Ngadhënjim Memeti nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”.

Por kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se komuna nuk ka harxhuar mjete shtesë, por kompania i ka zëvendësuar të njëjtat pasi që e ka parë të arsyeshme.

 “Nuk ka keqpërdorim të mjeteve për arsye se nuk ka pasur as tenderim të ri  as ka pasur mjete të reja. Unë kam informuar në vazhdimësi për sasinë e mjeteve të angazhuara për stacionet edhe nënstacionet, dmth kompania që ka pasur obligim t’i vendos stacionet  ka vlerësuar të bëj ndryshimin e tyre. Nuk ka as mjete të reja  as harxhime të reja, por në kuadër të asaj procedure që ka qenë  kompania e bën zëvendësimin nënstacioneve me nënstacione të reja”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Kabinat e nënstacioneve të autobusëve në Tetovë u vendosën disa muaj para se në Tetovë të arrijnë autobusët urban. Ato komunës së Tetovës i koshtuan 2.5 milion denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments