7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeASH e Strugës denoncon: Ramiz Merko me shokë premtuan spital të ri,...

ASH e Strugës denoncon: Ramiz Merko me shokë premtuan spital të ri, na sollën “baraka plastike”

Të nderuar qytetarë,

Jemi në Strugë para objektit të Spitalit të Qytetit. Një objekt i rrënuar e i degraduar skajshmërisht, i premtuar prej vitesh e që assesi nuk po ndreqet e as që po bëhen tentime për ta rregulluar.

Partia shqiptare në pushtet, kryetari aktual i komunës Ramiz Merko bashkë me funksionarët e tjerë të partisë së tij na kanë premtuar disa herë se dota rregullojnë këtë objekt, se do të ndërtojnë spital të ri në Strugë, se objektin e spitalit do ta dislokojnë nga zemra e qytetit. Por siç e shikoni, gjithçka ka ngelur në vend. Spitali është aty, ashtu në gjendje të mjeruar dhe katastrofale, duke shkaktuar edhe kaos në çdo sferë të jetës në qytetin tonë.

Derisa Ramiz Merko me shokë po mburrej se së shpejti do të fillojë ndërtimi i Spitalit të ri në Strugë, a e dini se çka ndodhi?
U prenë pemët e u shkatërrua parku i vetëm i spitalit e aty u ndërtuan objektet modulare, covid qendra prej plastike, të cilat e pamë se si përfunduan në Tetovë gjatë muajit të kaluar. 14 njerëz u dogjën të gjallë, askush ende nuk është përgjigjur, ndërsa më e keqja, nuk ka garanca se e njëjta nuk mund të ndodhë edhe në qendrat tjera modulare, si kjo në Strugë.

Ramiz Merko, përpara se të kërkojë mandatin e katërt në krye të komunës, duhet t’u japë llogari struganëve për premtimet që nuk i ka mbajtur.
Kur dhe ku do të ndërtohet Spitali i ri në Strugë?

Kush jep garancë për gjendjen e “barakave prej plastike” që na i sollën në zemër të qytetit?

A ka dhënë leje Ramiz Merko për ato baraka dhe a është bërë pranimi i duhur teknik?
Edhe sa herë do t’i gënjejë e mashtrojë struganët Ramiz Merko?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments