13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeZIADIN SELA TAKON AMBASADOREN E RUMUNISË, SHKËMBEJNË DHURATA NGA ARTISTI BOTËROR DHE...

ZIADIN SELA TAKON AMBASADOREN E RUMUNISË, SHKËMBEJNË DHURATA NGA ARTISTI BOTËROR DHE BALLINA E ABETARES SË PARË SHQIPE

ryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, priti sot ambasadoren e Rumunisë, ekselencën e saj, Adela Monica Axinte.

Në takim është diskutuar për situatën në rajon dhe botë, poashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

“Sot kisha nderin që në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, të takoj ambasadoren e Rumunisë, ekselencën e saj, Adela Monica Axinte, e cila më dhuroi një karikaturë të punuar nga artisti rumun me famë botërore Stefan Popa Popa’s.
Kryeqendra e Rumunisë, Bukureshti ka qenë çerdhe e shumë rilindasve shqiptare, Shoqërisë “Dituria” dhe aty janë zhvilluar të gjitha aktivitetet kombëtare. Në Bukuresht është botuar edhe abetarja e parë e gjuhës shqipe nga rilindasi, Naum Veqilharxhi. Në shenjë falemenderimi në emër të ASH-së, ambasadores i dhurova një pllaketë përkujtimore me ballinën e abetares së Veqilharxhit.
Me ambasadoren Adela Monica Axinte, biseduam për situatën në rajon dhe botë, zhvillimet politike në vend, proçesin e reformave dhe pritjet e vendit tonë për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.”- ka shkruar Sela.

No photo description available.
May be an image of 2 people, people standing and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments