16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela takohet me shokët e Hazbi Likës – FOTO

Ziadin Sela takohet me shokët e Hazbi Likës – FOTO

Struktura dhe njerës të afërt të Hazbi Likës, një nga themeluesit e BDI-së, shoqëria e të cilit gjithmonë kanë pasur karriera të bujshme politike në këtë parti, me poste të shumta,drejtor e biznese tashmë kanë kohë që janë shkëputur nga BDI , nga fotot në rrjetet sociale dhe portalet tashmë i janë bashkuar partisë opozitare Aleancës për Shqiptarë të Ziadin Selës.

Është përfolur shumë për mosmarrëveshjet mes Hazbi Likës (krahu i luftës) dhe grupës së Musa Xhaferrit ( grupa e interesit ) në BDI-në e Ali Ahmetit grupacioni i Musa Xhaferrit edhe tash e udhëheq BDI-në në hije (vetëm se Musa Xhaferri në Pollog nuk del në skenë nuk duket fare ndërsa gjithëandej Shkup-Kumanovë-Kërçovë-Dibër-Strugë-Manastir është BABA ) ,zënkat lidhur me ndikimet dhe krahët e luftës dhe krahët e interesit filluan disa vite më parë u vërejt edhe në ramjen e deputetëve në parlament, duke kulmuar para disa muajsh,lidhur me eliminimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ,dhe mos gjetje pune nëpër ministri dhe drejtori republikane të një numri të madh të administratorëve ,pra mosdërgimi i administratorëve në vende pune dhe mospranimi erdhi edhe si pasojë nga injorimi edhe i njerësve të LSDM-së në këto vende udhëheqëse.Sekretariati u shëndrua në Ministrinë për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive kur edhe u emërua Sadulla Duraku ministër Hazbi Lika paraprakisht nuk pranoi shëndrimin e Sekretariatit në një ministri minore..dhe dha dorëheqje si zv / kryeministër, megjithëse BDI vazhdoi të ngelet në qeveri.

Nga  burime të besueshme, siç potencon portalit  maqedonas Glas.mk, thuhet se edhe figura tjera të rëndësishme, nga krahu luftarak i Hazbi Likës, tashmë kanë kaluar në anën e Selës.Teuta Arifi nënkryetare e Bdi-së ka demantuar kalimin e vetë Hazbi Likës në ASH ,që është edhe e logjikshme .Tetovarët brenda BDI-së në gjitha nivelet thonë se Hazbi Lika nuk është naiv dhe do ia lëne profiterit material të pas luftës Musa Xhaferrit dhe grupës (përmendet biznesi i djalit të MXH me një firmë për importimin e rrymës elektrike për nevojat e EVN-së vite më parë dhe pasuria e firmës për të pasur bonitet duhet në xhirollogari të kishte miliona euro ndërsa kur botërisht dihet se djali i MXH me një kafiteri në Bit Pazar dështoi ), pra Hazbi Lika si krah i luftës nuk mund të ikë nga BDI se përveç që ka edhe hisen e luftës mba edhe përgjegjësi për qindra antarë pjesë e luftës që nuk mund ti lëne rrugës pa udhëheqës faktik në BDI

Poashtu, sipas njoftimit të liferuar gjatë ditës së djeshme  nga mediat elektronike  të vendit, ish-kandidati për Kryetar i Komunës së Bogovinës, Berzat Bejtullahi, i njohur si Komandant Xaki, i cili për shumë vite ka qenë edhe kryetar i degës së BDI-së në Bogovinës, tashmë ka kaluar zyrtarisht në kampin e Selës dhe Taravarit.

Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, njëkohësisht kryetari i Komunës së Gostivarit  Arben Taravari, i cili gjithashtu publikoi një foto së bashku me Xakin, që ishte i shoqëruar  me një të afërm familjar të ish-Zv/kryeministrit Lika.

Në ditët në vijim, pritet që edhe figura tjera të rëndësishme,  që njihen kryesisht  si krahu i Hazbi Likës nga Dega e BDI-së në Tearcë  ti bashkohen Selës, mirëpo qëllimisht nuk japin informacione për shkak se bisedimet jsiç thonë ata janë duke vazhduar dhe nuk duan të ndikojnë në epilogun e tyre. Megjithatë nga burime të tjera Glas mëson se bëhet fjalë për një far Komandat Luli, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Likës, gjatë mandatit kur ai ishte Kryetar i Komunës së Tetovës.

Nga Aleanca për Shqiptarë konfirmojnë se ka transferime të reja, por nuk zbulojnë emra, megjithëse   thonë  se informata më të detajuara  për opinionin  do të japin ditëve në vazhdim.

Duhet përmendur  se kohë më parë, ka pasur edhe lëvizje tjera të figurave të rëndësishme të BDI-së, që në opinion njihen, kryesisht si krahu i luftës të cilët tashmë ka kohë që janë rreshtuar të Aleanca e tandemit  Sela-Taravari. Ndër këto figura janë  ish deputeti Zulfi Adili – Qufa nga Studenicani dhe Hajrrulla Misini i njohur si komandant Shpati ga Komuna e Likovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments