10.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Mbrëmë u dëshmua se kur policia dëshiron, mund të pengojë...

Ziadin Sela: Mbrëmë u dëshmua se kur policia dëshiron, mund të pengojë dhunën në Kuvend. Dikush duhet të japë llogari, pse lejuan 27 prillin!?

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për EoroNews foli për protestat të cilat katër ditë me radhë organizohen në shkup nga opozita maqedonase në Shkup para Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme ku mijëra qytetarë protestojnë kundër propozimit francez, përcjell in7

Sela tha se mbrëmë u dëshmua se kur policia dëshiron, mund të pengojë dhunën në Kuvend. Dikush duhet të japë llogari, pse lejuan 27 prillin!?

“Nuk mendoj që është mënyra e duhur për tu zgjithur një situatë natyrisht që vlerat që përcaktojnë vendet demokratike është vlera për protestë por jo në atë formë dhe me ato skenare. Në qoftëse duhet hequr ndonjë paralele ndërmjet asaj që pamë mbrëmë dhe ndodhive të 27 Prillit (2017) ka që ndryshim të madh, më 27 Prill ishte një skenar i përgaditur nga ana e atyre që organizonin protestat në mënyrë që të hapnin dyert e parlamentit me qëllimet drejtpërdrejtë për tu eliminiar fizikisht unë personalisht dhe nuk pat asokohe rezistencë aspak nga ana e policisë. Dhe kur flasim për këtë skenar natyrisht që duhet të rikthehemi dhe të rikujtojmë që Ministër i Punëve të Brendëshme i asaj kohe në atë periudhë kalimatare ishte Agim Nuhiu ministër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sitatat e mbrëmshme më bën të kuptoj edhe një herë u dëshmu para opinionit që kur policia është organizuar dhe don të ndal dhunën institucioneve e arrijnë këtë pa asnjë problem kështu që këto situata natyrisht që në qoftëse duhet tërhequr paralele për 27 prillin atëherë do të duhet dikush të jap sqarime më tutje për 27 prillin se çfarë ndodhi dhe si u lejua që turma të hyjnë brënda në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut”, tha Sela./in7.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments