10.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeRiorganizimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Ministri Tupançevski: Këtë do ta bëjë Këshilli...

Riorganizimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Ministri Tupançevski: Këtë do ta bëjë Këshilli i Gjykatësve dhe i Prokurorëve

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve do të duhet të bëjë riorganizimin e gjykatësve dhe prokurorëve në prokuroritë dhe gjykatat ku ka mungesa, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupaneçvski.  Mungesat me kuadro në prokurori dhe gjyqësor u krijuan pasi që në Kuvend nuk arriti të miratohet Ligji për marrëdhënie pune me çka parashihej prolongimi i daljes në pension të dhjetëra gjykatësve dhe prokurorëve.Gjithmonë ekziston mundësi për tejkalim të situatës me mungesë të gjykatësve dhe kjo do të jetë ajo që para disa ditësh përmenda se ekziston mundësi dhe në bazë të shumë teksteve ligjore të ekzistojnë riorganizim i brendshëm në gjyqësor dhe kuptohet se nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Por unë jam optimist se nuk do të ngecë asnjë lëndë e cila ishte në duart e gjykatësve që dolën në pension”- deklaroi Nikolla Tupançevski, Ministër I Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments