BallinaLajmeZiadin Sela: Ligji i për përfaqësim të drejtë i pushtetit është mashtrim,...

Ziadin Sela: Ligji i për përfaqësim të drejtë i pushtetit është mashtrim, do të propozoj ligj tjetër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e cilësuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si “mashtrim politik” dhe produkt të VMRO-DPMNE. Në emisionin ZOOM në RTM2, Sela hodhi poshtë pretendimet e VLEN-it se janë bartës të kësaj kauze, duke theksuar se ai vetë e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2017 dhe e ka pasur si shtyllë të fushatës në vitin 2020. Sipas tij, ajo që po servohet sot nuk është reformë, por një “kopje e dështuar” e balancuesit që edhe më tej do të mbajë situatën e status quo-s për shqiptarët në Maqedoni të Veriut.Ai paralajmëroi se do të dorëzojë në Kuvend një propozim-ligj alternativ, duke premtuar standarde të qarta dhe masa të rënda ndëshkuese për abuzuesit.

“Ligj do të dorëzojë që të vendojë standardin dhe jo gënjeshtër siç propozohet kjo. Sepse unë jam i dakort kur dikush më thotë ke gabim duhet të shoh një propozim më të mirë. Po dhe ne duhet të vendojmë standart dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo të kalojë në këtë formë si mundohen që ta kalojnë. Natyrisht që ligji duhet të ketë edhe mekanizma ndëshkue. Do të ketë gjoba dhe largim nga puna për këdo që manipulon me përkatësinë etnike për të siguruar vend pune”, theksoi Sela.

Sipas tij, ligji aktual tenton të kufizojë të drejtën e deklarimit etnik vetëm në momentin e regjistrimit të popullsisë, gjë që e cilësoi si të papranueshme. Ai propozoi që çdo qytetar të ketë të drejtë të dëshmojë përkatësinë përmes dokumentit zyrtar nga Enti i Statistikave kur konkurron për punë.

Sela ngriti alarmin se drafti i Qeverisë është mbajtur i fshehtë, duke pretenduar se nuk është parë as nga opozita, por as partite shqiptare në pushtet.

“Unë ju garantoj të opozitës shqiptare njëherë, por edhe maqedone. Kërrkush s’e ka parë, s’u ka ardhur dokument zyrtar. Tani edhe për këtë pjesën tjetër jam goxha i sigurtë, s’e kam par

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments