12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeZIADIN SELA KUJTON 554-VJETORIN E VDEKJES SË SKËNDERBEUT,“PËRKULEMI PARA JETËS DHE VEPRËS...

ZIADIN SELA KUJTON 554-VJETORIN E VDEKJES SË SKËNDERBEUT,“PËRKULEMI PARA JETËS DHE VEPRËS SË HEROIT TË MADH KOMBËTAR”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se përkulet para jetës dhe veprës së heroit të madh Skënderbeut, ndërsa shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.

Mesazhi i Ziadin Selës në FB

Përkulemi para jetës dhe veprës së heroit të madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili u bë frymëzim për rilindasit në ngritjen dhe zhvillimin e kombit shqiptar.

Në këtë ditë kujtojmë edhe tre dëshmorët e historisë më të re të popullit shqiptar, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët me rënien e tyre 40 vite më parë i dhanë shpirt kryengritjes për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e barazinë e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Amaneti i tyre nuk është përmbushur, por vepra e tyre mbetet udhërëfyes për të gjithë ne.

Lavdi!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments