11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaEkonomiJovanovski: Nëse punëtori dëshiron të punojë të dielën dhe të pushojë një...

Jovanovski: Nëse punëtori dëshiron të punojë të dielën dhe të pushojë një ditë tjetër, atëherë duhet të lejohet

humë kompani kanë pasur vërejtje për të dielën jopune. Ka pasur bisedime të gjera me qeverinë e kaluar dhe disa sugjerime janë pranuar e disa jo, tha nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Zoran Jovanovski në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, perceptimi është e drejta për punë nuk mund të jetë më pak e rëndësishme se e drejta për pushim.

“Zgjidhja ligjore ka një sërë përjashtimesh dhe për rrjedhojë kjo është në kundërshtim me parimet bazë kushtetuese. Kjo marrëdhënie duhet të zgjidhet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ato janë dy palë kontraktuese. Nëse punonjësit i ofrohet të punojë të dielën, në kurriz të një dite tjetër të javës për të shfrytëzuar të drejtën e pushimit dhe ai e dëshiron atë, atëherë duhet t’i jepet mundësia për ta realizuar. Çështja është që tregu ta rregullojë këtë”, thotë Jovanovski.

Oda Ekonomike sot para Gjykatës Kushtetuese ka kundërshtuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat vendoset rregulli që e diela është ditë pushimi ose jopune. Sipas tyre, ligji është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments