12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti dhe ministrat e BDI-së nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve...

Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe drejtorë të BDI-së kanë dalë në sheshin Skënderbej për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në shesh, Ahmeti ndër të tjerë të pranishëm ka përshëndetur edhe një fëmijë. Pas vendosjes së luleve para monumentit, Ahmeti iu drejtua mediave.

Vendi ynë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët, të angazhohen me dinjitet dhe të anëtarësohen si në NATO ashtu edhe në BE. Shkaku atëherë dhe tani është që kombet të jetojnë në fqinjësi të mirë, në mënyrë të barabartë dhe të begatë në të gjitha fushat. Prandaj për ne kjo kauzë është e pandashme dhe jemi të përkushtuar plotësisht për të, tha Ahmeti.

I pyetur nga gazetarët për zhvillimet politike, Ahmeti nuk ka dashur të përgjigjet.

– Nesër do të merremi me politikë, sot është dita e një ngjarjeje historike. Njeriu vdes, por e mban fjalën, tha Ahmeti.

Gazetarët kanë mbetur pa përgjigje pyetjeve të tyre. Ndonëse në fillim të ngjarjes gazetarëve iu tha se do të kishte vend për pyetje, kjo nuk ndodhi. As zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe as ministrat e tjerë nuk kanë dashur të komentojnë për mediat.
Sot shënohet edhe 40 vjetori i organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe përvjetori i rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments