16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZhurnal.mk / Analizë- Humbja në Tetovë “gur i rëndë” mbi kurrizin e...

Zhurnal.mk / Analizë- Humbja në Tetovë “gur i rëndë” mbi kurrizin e BDI-së

Shkup, 3 nëntor – Zgjedhjet lokale pos rezultateve befasuese, ata krijuan edhe një mjedis të ri politike si në kampin maqedonas edhe në atë shqiptar, e që efektet e saj u ndjenë menjëherë pas publikimit të rezultateve, e duket se fitimtare nuk janë vërtet “fitmitar” dhe as humbësit nuk janë të tillë, e këtë më së miri po e tregon edhe qëndrimi që po mbajnë subjektet rreth shkuarjes apo jo në zgjedhje të reja parlamentare.Që zgjedhjet lokale janë një instrument shumë i rëndësishëm i partive politke për të matur përkrahjen që ata gëzojnë në elektorat, është fakt i pa mohueshëm, por që në të njejtën kohë ata janë edhe faktor që forcojnë apo edhe dobësojnë subjektet që janë në ekzekutiv dhe opozitë, shkruan Zhurnal.

Në Maqedoninë e Veriut, është bërë traditë që pas mbarimit të zgjedhjeve të gjithë të shpallin fitoren dhe askush nuk pranon humbjen,e ata që kanë fituar synojnë që ata ta promovojnë si fitore apsolute, e ndërsa ata që kanë humbur mundohen që ta justifikojnë apo në një mënyr ta tregojnë dështimin si triumf.

Zgjedhjet e tetorit, prodhuan një rezultat të atillë, saqë e bënë shumë të “vështirë” përcaktimin se cila nga partitë është triumfuese e mirëfilltë, dhe cila prej tyre është humbëse më e madhe, e gjithë kjo vjen si pasojë e rezultateve tejet të komplikuara që kanë nxjerr kutitë e votimittë tetorit, shkruan Zhurnal.

Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekti i cili ka qëndruar në pushtet më gjatë në historinë e pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, e cila ka fituar të gjitha zgjedhjet si në nivel lokal edhe në atë qëndror për gati dy dekada, e që të njejtën e bëri edhe tani.

Për dallim nga fitoret e më hershme, kjo e tetorit duket si fitorja e Pirros, pasi ajo arrit që të marr numrin më të madh të votave, por edhe përkundër këti fakti, BDI humbi në, Shkup, Kumanovë, rajonin e Pollogut, e kjo e fundit është edhe qendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e gjithë kjo e bënë të diskutueshëm pretendimin e anëtarëve të këti subjekti për fitore “apsolute” të Interistëve.

Territori i Maqedonisë së Veriut është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore, dhe njësia e gjashtë shtrihet në pjesën veri-perëndimore të vendit që përbën edhe zonën me numrin më të madh të banorëve shqiptar, e që kjo i jep asaj një rëndëi të veçantë për subjektet politike që vin nga kjo etni, pasi që e njejta ka potencialin që të gjeneroj nga 13 deri në 15 deputet. Kjo shfër tregon se kush del si triumfues në këtë njësi është edhe subjekti më i madh në kampin politik shqiptar, e që në të njëjtën kohë e ka të “garantuar” pushetin dhe ai që del më dobët këtu e ka të “garantuar” opozitën.

Ndonëse pushteti lokal është më i dobët se ai qëndror, por që i njejtë është i një rëndësie të veçantë pasi ai gjendet më afër qytetarëve dhe si i tillë mund të gjeneroj vende pune, të kryej shërbime, e që qeverisja e mir e saj mund të ndikojë që kandidati apo partia të cilit ai i përket të rris numrin e mbështetësve, e kjo refletohe në më shumë vota dhe më shumë ndikim në jetë politike të vendit, shkruan Zhurnal.

Cilat do të jenë fektet e humbjes së Tetovës?


Një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit të Pollogut është Tetova, e cila llogaritet edhe si qendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi ajo ka numrin më të madh të banorëve që vin nga kjo etni, e që kjo nënkupton se ajo gjeneron një forcë të madhe elektorale e cila sipas të dhënave zyrtare llogaritet 85.577 votues, e kush zotëron ato zotëron pushtetin tek ata.

Humbja e Tetovës nga Bashkimi Demokratik për Integrim që ka qenë edhe bastin i padiskutuar i tyre ishte një goditje e rëndë për këë subjekt, e ky dështim brenda qarqeve politike po venit edhe triumfine tyre në nivel të përgjithshëm, pasi rezultatet e tetorit që i nxorri ato si të dytë në këtë qytet do të prodhojë dy efekte të fuqishme që do të ndikojnë në të ardhmen politike të Integristëve.

E para ka të bëjë me aspektin elektoral ku Tetova ka numrin më të madh të votuesve shqiptar, që nënkupton se me humbejn e kësaj komune do të filloj gradualisht të dobësohet fuqia politike e BDI-së në të, pasojat e së cilës do të reflektohen gjatë zgjedhjeve parlamentare, ku ky subjekt mund të dale si i dyti, e që e gjithë kjo mund ta çoj atë në opozitë.

Efekti i dytë ka të bëjë me simbolikën që ka Tetova si për fituesin ashtu edhe për humbësin në kampin politik shqiptar, e gjithë kjo pasi historikisht është perceptuar se partia e cila udhëheq me këtë komunë është ajo që gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit që vie nga kjo etni, ndërsa humbësi i saj përfundon në opozitë, shkruan Zhurnal.

BDI gjithashtu humbi edhe në një komunë tjetër të Pollogut, pra në Gostivar,e cila renditet si qyteti i dytë për nga rëndësia dhe madhësia tek shqiptarët, ku kjo komunë ka gjithësej 81.083 votues, ku shumica apsolute vin nga kjo enti. Kjo e bënë atë që të jetë një fakator shumë i rëndësishëm në përcaktimin e numrit të deputetëve që marrin subjektet politike shqiptare, e humbja e saj është një tjetër element që duhet apo më sakt po shqetëson BDI-në dhe po u’a prish festën e “fitores”.

Dibra gjithashtu është edhe një komunë tjetër urbane e Pollugut, e cila për një kohë të gjatë ka qenë bastion i Bashkimit Demokratik për Integrim, por që e njejta doli si parti e dytë, ndonëse zgjedhjet për këtë komunë ende nuk kanë përfunduar, por që edhe kjo ka një rënësi shumë të madheelektorale pasi ka numër të konsiderueshëm të votuesve që llogaritet deri në 19.211, ku shumica e tyre janë shqiptar. E humbja edhe në këtë komuën do të dobësoj fuqishëm pozitat e Integristëve në rajonin e Pollogut, e kjo do të refketohet edhe në zgjedhjet parlamentar duke tkurrur numrin e deputetëve që do ta shëndrronte atë nga një parti përcaktuese në një subjekt të “dorës së dytë”.

Kandidati që BDI mbështeste në Shkup dhe Kumanov, kanë humbur, e që kjo nënkupton se drejtorit që ata kanë udhëhequr në të kaluarën do ti takojnë tani partive tjera opozitare shqiptare, e kjo do të reflektohet edhe në mbështetjene elektoratit në këo kumuna ndaj Integristëve, që e komplikone dhe më shumë “fitoren” e Integristëve, shkruan Zhurnal.

Kjo situatë ndoshta e arsyetone dhe qëndirmin e BDI-së dhe debatet e “tensionuara” kundër zgjedhjeve të reja, pasi rezultati e zgjedhje të reja mund të jenë aq surprizuese pavarsisht fitores “apsolute” në zgjedhjet ë tetorit saqë ato mund të përfundojnë në si subjekt opozitar pas dy dekadave në pushtet.

Një ndryshim tjetër që paralajmruan zgjedhjet lokale ishte edhe “zhdukja” e PDSH-së nga skena politke, pas një periudhe më shumë se dy dekadëshe si një faktor shumë i rëndësishëm në kampin politik shqiptar. Këtë gjë e argumenton edhe rezultati që ajo mori ajo në zgjedhjet e tetorit, të cilët ishin në numër aq të ulët saqë është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të sigoroj qoftë edhe 1 deputet, e kjo të bënë të aludosh se ajo do të shkoj në histori.

Ndërsa ASH-AAA edhe përkundër faktit se ata u renditët si të dyta, por që fitorja në Gostivar, Vrapçisht dhe epërsia në Dibër, po i bënë ata që etablohen si një parti e fuqishme opozitare, me premisa të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme të paraqiten si kundërshatr serioz ndaj BDI-së dhe të jenë faktori i ri në skenën politike shqiptare.

Lëvizja BESA me fitoren e saj në Tetovë dhe Zhelinë, po ngitet si një parti e fuqishme pozitare-opozitare, e cila me komunat e fitura mund ta rris numrin e mbështetësve të saj, e që në zgjedhjet e ardhëshme mund të shëndrrohet në një faktor krucial për formimin e çdo shumice të re parlamentare, shkruan Zhurnal.

Këto janë impaktet e fuqishme që kanë sjellur zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, për të cilët janë të vetëdishëm partitë politike, e kjo ndoshta e arsyeton edhe kundështimine tyre për zgjedhje të parakohshmë, ndërsa të tjerët janë “pro” tyre, e gjithë kjo me shpresë se ata ta ndryshojnë skenën politike shqiptare.///Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments