19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: PDSH nuk ekziston më, Azem Sadiku i mirëpritur te ASH-ja...

Arben Taravari: PDSH nuk ekziston më, Azem Sadiku i mirëpritur te ASH-ja (Video)

LAJM: Dje pati shkrime se kryetari i Studeniçanit Azem Sadiki, do të kalojë në radhët e ASH-së. A pritet të ndodh një gjë e tillë?

Taravari: Nuk ka asgjë definitive. Por, mendoj se është i mirëseardhur z.Azem Sadiku, pasi PDSH më nuk ekziston, ka një deputet, z.Thaçi dhe një këshilltar, djali i tij. Gjithsej në Republikën e Maqedonisë kanë vota sa ne kemi në Çegran, Çajle edhe Forinë. Nuk mund t’i thuhet as parti më. Azem Sadiku është një personalitet që ja atje fiton disa herë komunën, një strukturë e shkëlqyeshme e cila votave të PDSH-së i ka në Studeniçan. Dhe ne e mirëpresim nëse ai vendos, por përsëri ai duhet ta vendos dhe nuk ka asgjë definitive.

LAJM: A keni filluar bisedime për ndonjë kalim të mundshëm të z.Sadiku në ASH?

Taravari: Me z.Azem Sadikun si me plotë kryetar të komunave ne kemi komunikim të rregullt për këmbim përvojash, për ide, për bashkëpunime të ndryshme që kemi pas. Do të vazhdojmë t’i kemi ato komunikime por s’kemi asgjë konkrete. Nëse vendos Azemi për ne është i mirëseardhur në Aleancën për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments