Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi pritet që me stafin e tij të vendoset në zyrat e zëvendës kryeministrit Artan Grubi ministria e të cilit u zhvendos në ndërtesën e re javën e kaluar.
Zyrat të cilat Grubi i shfrytëzonte në Qeveri flitej se më parë përdoreshin nga stafi i sekretarit gjeneral të Qeverisë por me kalimin e tij në ndërtesë të re, në ato zyra do të vendoset zëvendës kryeministri tjetër, Bytyqi.
Ndërkohë që për marrjen e zyrave pas formimit të qeverisë mediat maqedonase shkruanin se mes Grubit dhe ish sekretarit të atëhershëm Rashkoski kishte pasur dhe përplasje fizike.
Ndryshe me vendosjen e Bytyqit në ato zyra konfirmohet edhe lajmi i Agjencisë së lajmeve Zhurnal që kryeministri Zaev nuk e dëshiron pranë kabinetit të tij Grubin.