BallinaLajmeKujdes skema e Saubermacher nëpërmes avokatëve-noterëve dhe në fund përmbaruesit i mbledh...

Kujdes skema e Saubermacher nëpërmes avokatëve-noterëve dhe në fund përmbaruesit i mbledh dënimet për tre muaj (ose një muaj të atij tre mujori)+105 denarë pastrimi i rrugëve çdo fature?(faktografi)

www.telegrami.mk

Skema e Saubermacher e cila nuk ka asnjë kontratë me asnjë qytetar për shërbimet e saj po shfrytëzon boshllëkun dhe naivitetin e qytetarëve hallexhi….dhe mosveprimin institucional të organeve shtetërore …Më e fortë juridikisht të ngrihet pyetja: çfarë baze konkrete juridike ka çdo faturë, si përcaktohet detyrimi individual i qytetarit dhe si llogariten kostot kur çështja kalon te noteri dhe përmbaruesi?

SAUBERMACHER: NGA FATURA TE NOTERI, E NGA NOTERI TE PËRMBARUESI – KUSH E SHPJEGON SKEMËN?

Këtu nuk është më fjala vetëm për mbeturinat. Është fjala për mënyrën se si një detyrim ndaj një kompanie private shndërrohet në barrë financiare për qytetarin, pastaj kalon te noteri dhe në fund mund të përfundojë te përmbaruesi – me kosto shtesë që i paguan qytetari.

Saubermacher vetë ka njoftuar se për detyrimet e papaguara do të nisë procedurë të arkëtimit të detyrueshëm përmes noterit dhe se kjo do të sjellë edhe shpenzime shtesë. Pra, mekanizmi nuk është më thjesht: “ke faturë – paguaje”. Mekanizmi bëhet: faturë → vonesë → noter → shpenzime shtesë → përmbarim.

Dhe pikërisht këtu duhet të bëhen pyetjet që askush nuk duhet t’i shmangë.

Si është formuar saktësisht borxhi i qytetarit? Për cilin muaj? Për cilën periudhë? Sa është detyrimi bazë dhe sa janë shpenzimet e noterit, avokatit dhe përmbaruesit?

Nëse qytetari i varfër ka mbetur pas me pagesat, a po i kërkohet të paguajë vetëm shërbimin e papaguar, apo një shumë që është fryrë nga kostot procedurale?

Dhe akoma më e rëndësishmja:

A i është dorëzuar qytetarit në mënyrë të rregullt çdo faturë dhe a mund të dëshmohet se ai e ka pranuar atë?

Sepse vetë raportimet publike kanë dokumentuar ankesa të qytetarëve se nuk kanë marrë faturat, ndërsa më pas janë përballur me procedurë noteriale.

Këtu duhet të ndalojë propaganda dhe të fillojë transparenca.

Saubermacher nuk është një institucion shtetëror që mund t’i thotë qytetarit: “paguaj se kështu themi ne”. Kompania vepron në kuadër të një partneriteti publiko-privat dhe të vendimeve të miratuara nga organet komunale. Madje dokumentet publike tregojnë se ekzistojnë vendime të Këshillit të Komunës së Tetovës për çmimoren dhe ndryshimet e saj.

Por pikërisht për këtë arsye përgjegjësia bëhet edhe më e madhe:

Këshilli duhet t’u tregojë qytetarëve çfarë ka miratuar. Komuna duhet të tregojë çfarë kontrate ka nënshkruar. Saubermacher duhet të tregojë si e ka llogaritur çdo detyrim. Ndërsa noteri dhe përmbaruesi duhet të veprojnë vetëm mbi bazën e një detyrimi të përcaktuar dhe të dokumentuar sipas ligjit.

Qytetari nuk mund të trajtohet si një numër në databazën e arkëtimit.

Sepse kur një faturë kalon nga kompjuteri i kompanisë te avokati, nga avokati te noteri dhe nga noteri te përmbaruesi, çdo hap shton një kosto, ndërsa qytetari shpesh nuk ka as para dhe as fuqi juridike për ta kundërshtuar mekanizmin.

Prandaj pyetja nuk është vetëm:

“A duhet paguar mbeturina?”

Sigurisht që shërbimi duhet paguar.

Pyetja është:

A po arkëtohet vetëm ajo që qytetari realisht detyrohet të paguajë – apo po ndërtohet një zinxhir arkëtimi ku një borxh relativisht i vogël, përmes noterit dhe përmbaruesit, shndërrohet në një barrë shumë më të madhe?

Dhe këtu nuk mjaftojnë deklaratat.

Duhet të dalin fatura, kontrata, vendimi i Këshillit, metodologjia e llogaritjes dhe një pasqyrë e saktë e shumës që qytetari paguan në çdo fazë të procedurës.

Sepse transparenca nuk është luks.

Është minimumi kur paratë merren nga xhepi i qytetarit.

Asnjëherë për 2 vite një bardak ujë ose një netëll (fshisë ) nuk është parë në lagje për pastrim e mos flasim për rrugën ,pra nuk është humor por realitet paguajm bile tatim për ajrin me pluhur fitim pastër 105 denarë për atë paguajmë ajrin që thithim me pluhur ……www.telegrami.mk

P.S E di se e dijnë në Saubermacher por nuk u leverdis …para vitit të ri muajin 12, Saubermacher mund ti dërgojë krejt faturat për pagesë edhe te përmbaruesi sepse janë dërguar brenda atij vitit kalendarik ..siç e bënte Telekomi i Maqedonisë dikur .por nuk duan …Pra Saubermacher ka skemën e lidhur me njerëz të vet nuk lejon pa paguar faturën ku shënohet edhe harxhimet e noteres sepse nuk e fshin shkruan dhe duhet paguar ,pra Saubermarcher ta mer paranë për Noterin e paparë ..në vend të jetë e kundërta …noteri kërkon hisen 2.950 denarë kinse të informon ,patjetër ta bësh pagesën se shkon në përmbarues .Komuna e Tetovës i bie fyellit .Avokati i shtetit dhe i popullit rrudhin krahët prokuroria të përzë i duket punë e vogël dhe ….detyrohesh me dhunë të paguash… normal as një inspektoriat nuk del në teren të kontrollojë punën e Saubermacher dhe mos flasim INSPEKTORËT E DAPI-it ose POLICIA FINANCIARE nuk e dijnë edhe ku është…rast relikt vepron në komunën e Tetovës a zyrat në Komunën e Bogovinës për tu humbur gjurmët …Qytetarit i duhet të paguaj plus vajtje -ardhje deri në Kallnik …Kohë e Bilall Kasamit do i vijë fundi …Jetoi 800-900 vjet profeti Sulejman (Sollomon në fetë tjera)që fliste gjuhët edhe të kafshëve kur i erdhi momenti i vdekjes tha edhe Sulejmani(Sollomoni) vdiska…dhe Tetova dhe unë turli farë falls zenginash në krahë të popullit mbajmë mend dhe ku janë…Ikën Bilall Kasami në çfardo zgjedhje të ketë…

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments