4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaZemërim popullor, Erdogan tërhiqet nga mbyllja e qyteteve në fundjavë

Zemërim popullor, Erdogan tërhiqet nga mbyllja e qyteteve në fundjavë

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan u tërhoq nga plani për të rivendosur masat shtrënguese gjatë fundjavës në disa qytete për shkak të pandemisë, duke thënë se duhen shmangur pasojat ekonomike dhe sociale që kjo gjë mund të shkaktojë

Ministri i Mbrojtjes kishte paralajmëruar një gjendje shtetrrethimit në fundjavë në 15 qytete të mëdha duke përfshirë këtu Stambollin dhe Ankaranë, por Erdogan e anuloi planin pas zemëratës popullore për këtë vendim.

Në fillim të kësaj jave Turqia hapi restorantet, kafet dhe plazhet, si dhe lejoi udhëtimet brenda vendit, por presidenti Erdogan mendonte se një mbyllje tjetër ishte e nevojshme për shkak të rritjes së numrit të të prekurve të rinj nga koronavirusi.

“Si pasojë e zhvillimeve negative, ne rikthyem edhe njëherë në axhendë urdhrin për të qëndruar në shtëpi, megjithatë reagimi që morëm nga populli na shtyu ta rivlerësojmë urdhrin”, shkruan Erdogan në Twitter.https://gazetamapo.al/zemerim-popullor-erdogan-terhiqet-nga-mbyllja-e-qyteteve-ne-fundjave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments