8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTërmet 5.2 ballë gjatë natës në Turqi, dëme të shumta në banesa...

Tërmet 5.2 ballë gjatë natës në Turqi, dëme të shumta në banesa dhe biznese

Një tërmet me fuqi 5.2 ballë të shkallës Rihter, goditi në lindje Turqinë të premten në mbrëmje, sipas agjencisë së vendit të për katastrofat.

Tërmeti ndodhi në thellësinë e shtatë kilometrave (4.3 milje) në rrethin Puturge të provincës Malatya, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit.

Tërmeti, i cili u ndje në provincat fqinje, ndodhi në 9.06 p.m. koha lokale (1806GMT), dhe kishte intensitet makrosizmik 4 ballë Merkali.

Guvernatori i Malatya, Aydin Barus i tha Anadolu Agency që deri më tani nuk kishte raportime për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet.

Mediat turke raportojnë dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe biznese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments