4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi sot jep llogaridhënie për 100 ditëshin e qeverisjes

Zaevi sot jep llogaridhënie për 100 ditëshin e qeverisjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për sot ka planifikuar llogaridhënien për 100 ditëshin e qeverisjes. Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrat, Nikola Dimitrov, Artan Grubi, Ljupco Nikollovski dhe Fatmir Bytyqi do të raportojnë për premtimet e bëra dhe për atë që është realizuar deri tani.

Raportimi per 100 ditët e Qeverisë behet pas heshtjes tre-ditore për shkak të zgjedhjeve lokale në Shtip. Ditët e fundit, Kryeministri Zaev u takua me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe partnerë të tjerë të koalicionit.

Pas takimit, Zaev vlerësoi se Qeveria është e qëndrueshme. Ne kemi një Qeveri të qytetarëve, të qëndrueshme, sepse mbështetet në vlera të shëndetshme, kujdes për tjetrin, mirëkuptim dhe mbështetje në momente të vështira. Llogaridhënie po ndodhë në kohën kur është propozuar një mocion mosbesimi nga ana e opozitës për Qeverinë aktuale. Opozita së fundi ka shtuar zërat duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë aktuale, për shkak të dështimit të menaxhimit të situatës me pandeminë, dhe dështimin e hapjes së bisedimeve me BE-së, pas dështimit të negociatave me Bullgarinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments