3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi shpreson se udhëtimi i Pendarovskit dhe Radevit do të jetë nxitje...

Zaevi shpreson se udhëtimi i Pendarovskit dhe Radevit do të jetë nxitje për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë?!

Kryeministri Zoran Zaev beson se fryma evropiane e presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev do të jetë nxitje që të bëhet hap para në procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin me Bullgarinë, me çka do të zhbllokohet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Zaevi, i cili sot e kryesoi delegacionin qeveritar në vendosjen e luleve me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë para përmendores së Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi në kampusin universitar “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në Romë ku do t’i nderojnë Vëllezërit e shenjtë, shprehu shpresë se do të bëhet ndonjë hap para sa i përket kontestit, i cili siç tha e frenon integrimin evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se edhe fryma evropiane e presidentëve Radev dhe Pendarovski do të jetë nxitje që të bëjmë hap para që të vazhdojmë më tutje dhe gjithsesi përgjatë hartës udhëtuese të arrijmë të përshpejtojmë dhe efektojmë në atë që përfaqëson zbatim të Marrëveshjes për Miqësisë, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, theksoi Zaevi.

Përkujtoi se vendi më shumë se 16 vite është kandidat për anëtarësim, që nga viti 2001 është nënshkruar Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, menjëherë pas Sllovenisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments