7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi / Nevojitet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Zaevi / Nevojitet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Që të vazhdojë përballja efikase me krizën, nevojitet vendim për gjendje të jashtëzakonshme. Në një gjendje kur Kuvendi është shpërndarë, Qeveria, përmes mekanizmave që i ka në dispozicion dhe përmes dekreteve me fuqi ligjore do të mund me kohë dhe plotësisht të reagojë, si deri më tani, publikoi sot në Fejsbuk lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi.

“Vlerësoj se Qeveria ka treguar sjellje të përgjegjshme në gjendjen e jashtëzakonshme duke miratuar masa dhe dekrete jashtëzakonisht në interes të qytetarëve dhe përballje me gjendjen. Pikërisht gjendja e jashtëzakonshme për zbatim të masave të shpejta dhe efikas në drejtim në parandalim të përhapjes të koronaviruisit, mbrojtjen e shëndetit dhe përballje me pasojat ekonomike, shton Zaevi në publikimin.

Ai thekson se nuk duhet të harrojmë se “kjo është një luftë për jetën më të vlefshme njerëzore” dhe se përballja me koronavirusin kërkon përkushtim serioz nga institucionet, por edhe nga ne si individë.

“Të vazhdojmë plotësisht t’i respektojmë masat dhe detyrimet nga institucionet kompetente dhe në këtë mënyrë secili prej nesh të kontribuojë për tejkalim më të shpejtë të rrezikut që e sjell koronavirusi”, thekson Zaevi në publikimin në Fejsbuk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments