Taravari ndan mirënjohje për kompanitë që po ndihmojnë popullatën e Gostivarit

149

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë mirnjohje për disa nga kompanitë dhe shoqatat që kanë ndihmuar popullatën në nevojë në Gostivar
Bëhet fjalë për kompaninë “Vardar Dollomit”, marketin “Konsum”, Organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, Shoqata Humanitare “DAVA – Gostivar”, Organizata humanitare “Meseçina – Gostivar” dhe këmbimoren “Alpina”. Të njejtat gjatë periudhës së kaluar kanë ndihmuar me produkte ushqimore dhe sanitare me qindra familje nevojtare në rajonin më të gjerë të Gostivarit.
“I pergezova drejtuesit e këtyre subjekteve që me angazhimin e tyre maksimal, arrijnë shumë familje t’ua zbusin sadopak nevojat e përditshme.
Për shkak të situatës, ceremonia ishte simbolike me pritje një nga një në kabinetin tim, ku u bë dhurimi i mirënjohjeve.
Urova që të tejkalohet me sukses epidemia e koronavirusit në vendin tone”, njoftoi Taravari.