15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeXhelal Sveçla: Presidenti e opozita deshën të na zënë në befasi

Xhelal Sveçla: Presidenti e opozita deshën të na zënë në befasi

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatin që ia dha Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, ka qenë i pritshëm për të, Qeverinë në detyrë dhe Vetëvendosjen.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Sveçla tha se Thaçi së bashku me opozitën u munduan të bëjnë një lojë me skenar, por që nuk iu ndezi.

“Presidenti Thaçi së bashku me opozitën u munduam ta bëjnë një lojë, ku dekretin e shpallën 5 minuta para orës 16:00 dhe një ditë para festës në mënyrë që t’ia lidhin kyrt kësaj pune, siç thotë populli dhe deshën që të shtunën ta votojnë qëverinë. Por kjo po tregohet se ishte një hap jo i logjikshëm dhe jolegal”, tha Sveçla.

Ai tha se Qeveria në detyrë ishte e përgatitur për këtë skenar, siç e quajti ai.

“Kanë pritur të na zënë në befasi, por ishim të përgatitur për këtë lloj skenari. Është fatkeqe çfarë lloj lidershipi kemi, përplot skenarë, nuk do t’i kishte hije asnjë të rrituri, e jo më e një lidershpi. Do t’i ngjante një ‘banane republike’ po të pranohej ky skenar, do të shkaktonte pakënaqësi të mëdha. Jemi të kënaqur dhe tash presim vendimin final të Gjykatës”, tha ai.

Svceçla pret që edhe vendimi final do të jetë në linjë me këtë që sot ishte i përkohshëm dhe vlen deri më 29 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments