www.telegrami.mk
Pyeta miqtë e mi nga PDK e njihnin ndryshe…ne në Maqedoni nuk e njohim …inshalla nuk i del si Vlora Hyseni
Vlerë Gjakova mund të jetë zgjedhje personale dhe profesionale e Edi Ramës, por kjo nuk e bën përfaqësuese të gazetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Duhet të bëjmë dallimin ndërmjet prejardhjes dhe përfaqësimit.
Edi Rama e zbuloi Vlerën, por gazetarët shqiptarë të Maqedonisë nuk e njohin!
Në politikën shqiptare ndodh edhe kjo: dikush mund të jetë i njohur në Tiranë, të ketë kaluar nga Prishtina dhe të jetë lindur në Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk do të thotë se njihet edhe në Shkup, Tetovë, Gostivar apo Kumanovë.
Kryeministri Edi Rama, sipas raportimeve, ia ka besuar këshillimin për çështjet e medias Vlerë Gjakovës. Një zonjë që ka pasur angazhime politike në Kosovë, madje ka qenë edhe kandidate për deputete e Vetëvendosjes së Albin Kurtit në vitin 2019.
Sot, ja ku e gjejmë në kabinetin e Edi Ramës!
Asgjë e jashtëzakonshme nëse bëhet fjalë për një angazhim individual. Secili ka të drejtë të ndërtojë karrierën e vet. Por këtu lind një keqkuptim që duhet sqaruar: të jesh e lindur në Maqedoninë e Veriut nuk do të thotë të përfaqësosh gazetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Ne këtu nuk e njohim si përfaqësuese të gazetarisë shqiptare në Maqedoni. Nuk kemi parë ndonjë mandat të marrë nga gazetarët tanë, ndonjë përfaqësim të organizuar apo ndonjë autorizim që t’i japë të drejtën të flasë në emër të tyre.
Prandaj, zoti Rama, nëse keni zgjedhur një këshilltare për median, kjo është puna juaj dhe e kabinetit tuaj. Por mos e ngatërroni vendlindjen me përfaqësimin profesional!
Gazetarët shqiptarë në Maqedoni kanë historinë, përvojën, problemet dhe betejat e tyre. Nuk kanë nevojë që dikush t’ua huazojë emrin për t’i dhënë një dekor ballkanik kabinetit të Tiranës.
Në fund, një këshillë e vogël për komunikimin strategjik të Kryeministrit: Maqedonia e Veriut nuk është një adresë postare ku kushdo që ka lindur këtu mund të emërohet përfaqësues i shqiptarëve të saj.
Edi Rama mund ta zgjedhë këshilltaren që dëshiron, por gazetarët shqiptarë të Maqedonisë nuk emërohen me vendim të Kryeministrisë së Tiranës!…www.telegrami.mk
P.S O EDI RAMA si të dukemi ne gazetarët e pavarur.. .plus na e përshkruan stratege e medias …na trego cilën media private të veten ka udhëhequr ,ka qenë kryeredaktore e redaktore …nga kazani mediatik e ke.këta që të japin ide nuk janë nga soji i gazetarëve , askush nuk është gazetarë .Vlerë Gjakova nuk na përfaqson neve gazetarëve nga Maqedonia e Veriut përfaqson SOJIN e vet politik
Mesut Shabani-Tetovë 4o vjet gazetari ish korrespondent i viteve 1993-1994 për RTK dhe RTSH nga Maqedonia

