13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeVonesat në ndërtimin e autostradave, Boçvarski thotë se duhet të zgjidhet mbikëqyrësi...

Vonesat në ndërtimin e autostradave, Boçvarski thotë se duhet të zgjidhet mbikëqyrësi për autostradat që do t’i ndërtojë “Bektel dhe Enka”

Pas përfundimit të procedurës së re për zgjedhjen e mbikëqyrjes dhe konsulentit për autostradat të cilat do t’i ndërtojë konsorciumi “Bektel dhe Enka”, punët përgatitore pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa pas projektimit dhe shpronësimit gjatë vitit të ardhshëm të ketë punë në teren, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Gjatë vizitës në Bogovinë, në pyetjen e gazetarëve për ndërtimin e autostradës Tetovë -Gostivar, Boçvarski tha se kjo bashkë me disa seksione të tjera të autostradave është në prioritetet e Qeverisë përmes Ligjit të miratuar me investitorin strategjik “Bektel dhe Enka”.

“Ka pasur procedurë për përzgjedhjen e një kompanie konsulente dhe një autoriteti mbikëqyrës, pas së cilës është përzgjedhur edhe një kompani që do të kryejë shërbimet e konsulencës, por meqenëse nuk është dhënë garanci bankare, ajo procedurë është ndërprerë dhe është shpallur një e re për zgjedhjen e konsulentit dhe mbikëqyrjen që do të përcjellë ndërtimin nga fillimi deri në fund të Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Bëhet fjalë për seksionin Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë në Korridorin 8, si dhe Manastir – Prilep në Korridorin 10 D. Kjo mbetet një prioritet. Ne jemi këtu për të zgjidhur të gjitha çështjet që dalin para fillimit të ndërtimit për tu siguruar që kur të fillojë ndërtimi i autostradave, të rrjedhë pa probleme dhe me dinamikë të mirë në mënyrë që ato të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar. Pra, autostrada Tetovë-Gostivar, sikurse pjesa tjetër e seksioneve, është prioritet dhe pas përfundimit të procedurave do të fillohet me realizimin, rindërtimin dhe zgjerimin e gjithë këtij seksioni”, tha Boçvarski.

Ai paralajmëroi se kur do të zgjidhet konsultuesi dhe organi mbikëqyrës do të fillojnë me negocimin me kompaninë “Bektel” për çka ka edhe afat të përcaktuar kohor.

“Të gjitha përgatitjet presim që t’i bëjmë deri në fund të vitit, pastaj të fillohet edhe me procedurat e projektimit dhe shpronësimit ku është e nevojshme, dhe gjatë vitit të ardhshëm të shohim progres të plotë të punës në teren sepse ato janë seksione shumë të rëndësishme për të cilat shteti është i gatshëm të ndajë mjete si asnjëherë deri më tani dhe t’i zgjedhe dhe t’i mbyllë Korridorin 8 dhe Korridorin 10”, tha Boçvarski.

I pyetur për dinamikën e ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë dhe vonesës për shkak të problemeve me shpronësimin, theksoi se punohet në aksin e parë dhe se pritet që të shpejti të shpallet procedura tenderuese për aksin e dytë, i cili është më kompleks dhe më i madh.

“Jemi duke punuar në të gjitha autostradat, si dhe në Shkup-Bllacë, si dhe në atë nga Gradsko deri në Drenovë, Drenovë-Farish, Pletvar… Së shpejti do të fillojmë me linjën hekurudhore për në Bullgari ku pati një ndalesë. Të gjitha këto projekte janë shumë të rëndësishme në kohë krize energjetike, por edhe para krizës së Kovid-it, të injektohen mjetet si investime kapitale në ekonomi në mënyrë që kompanitë ta kalojnë më lehtë dhe më funksionalisht”, dekklaroi Boçvarski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments