15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE sot dorëzon raport kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi

VMRO-DPMNE sot dorëzon raport kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sot në Kuvend do të dorëzojë raport në Komisionin për Rregullore dhe Çështje të Imunitetit ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për audio-incizimin ku dëgjohet duke bërtitur dhe fyer zyrtarët e Kuvendit.

Akuza është për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës së deputetëve nga kryetari i Kuvendit dhe siç ka bërë të ditur tashmë VMRO-DPMNE, me raport do të dorëzojnë prova, por edhe dëshmitarë për siç thonë ata skandalin e kryeparlamentarit Xhaferi.

Sipas informacioneve nga grupi parlamentar, përveç audio-incizimit të Xhaferit duke iu drejtuar në mënyrë vulgare zyrtarëve parlamentar, në seancën komisionere do të thirren edhe tre-katër dëshmitarë të pranishëm në sallë në momentin e incidentit.

VMRO-DPMNE tashmë i ka bërë thirrje kryetarit të Komisionit, Panço Minov që të mbajë seancë për incidentin e Xhaferit, për të cilën ai është përgjigjur se Komisioni do të diskutojë vetëm nëse merr raport nga deputeti.

Varësisht nga vlerësimi i anëtarëve të Komisionit për Rregulloren dhe Çështjet e Imunitetit për peshën e kundërvajtjes, mund të ndërmirren masa si: vërejtje publike ose vendim për suspendim të deputetit në afat prej një muaji ose ndalim për të kryesuar trupat punues të Kuvendit në kohëzgjatje deri në një muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments