10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE përgjigje për O’Brajan: Gjithmonë kemi qenë pro-europianë, ofrojmë zgjidhje për qytetarët

VMRO-DPMNE përgjigje për O’Brajan: Gjithmonë kemi qenë pro-europianë, ofrojmë zgjidhje për qytetarët

Ndihmës sekretari i SHBA-ve për Europë dhe Euroazi, James O’Brian, gjatë fjalimit të tij dje në Shkup dërgoi porosi të qartë deri te qytetarët nëse do të mbështesin parti me vizion apo parti që vetëm premton e nuk e di çfarë vizioni ka. Kjo përgjigje e O’Brian vjen pas raportimeve të TV21 se ai gjatë vizitës në Shkup do të kërkojë nga partitë shqiptare të mos koalicionojnë me parti të cilat nuk zotohen se në gjashtë muajt e parë të mandatit të ardhshëm do të realizojnë ndryshimet kushtetuese.

Mendoj se qytetarët e RMV-së duhet të vendosin për rrugën tutje. Mendoj se një parti ka propozuar një rrugë për të shkuar tutje dhe sigurisht ka kritika, për shkak se ka disa njerëz që e duan apo nuk e duan atë mënyrë. Mendoj se një tjetër parti premton se do të gjejë një mënyrë për rrugën tutje, por mendoj se është e sinqertë për qytetarët që ta pyesin atë parti që ta vendos para “non paper” duke shpjeguar se cili është vizioni i tyre dhe pastaj ju vendosni mes vizionit që dini dhe diçka që është një premtim”, tha James  O’Brian – sekretar i SHBA-së për Europë dhe Euroazi.

E VMRO-DPMNE, që kundërshton ndryshimet kushtetuese, nuk e sheh veten në mesin e partive të tilla, gjersa shtojnë se gjithmonë kanë qenë parti pro-europiane.

“VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë parti pro-europiane. Sa i përket çështjes kryesore me Bullgarinë, VMRO-DPMNE ka zgjidhje precize të cilat do të jenë pjesë e programit zgjedhor ku për qytetarët do të ofrohen zgjidhje për të gjitha çështjet tjera për të cilat qytetarët janë të interesuar, siç janë zgjidhje për rritjen ekonomike, menaxhim me inflacionin, për ekonomi të fuqishme, për arsim më kualitativ, për shëndetësi të sigurtë, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe menaxhim me mafinë”, pohoi Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe O’Brajan edhe në intervistë për MIA-n, përsëriti qëndrimet se të gjithë liderët e partive politike duhet haptazi të tregojnë se cilat janë planet e tyre për të ardhmen dhe në këtë mënyrë, secili qytetar të merr vendimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments