14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti nuk përmendi bashkëpunimin me LEN! Këshilltari i tij, Bekim Qoku thotë...

Kurti nuk përmendi bashkëpunimin me LEN! Këshilltari i tij, Bekim Qoku thotë se ende ka kohë

“Ky bashkim i Lidhjes Europiane për Ndryshim, bashkë me Vetëvendosjen dhe bashkë me votuesin e Aleancës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe bindshëm do të fitojë…dhe atë që e thash, bindshëm përball partive tjera”, pohoi Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa (23.12.23).

Nga LEN flasin bindshëm se bashkë me ta në zgjedhje do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Por, Kryetari i kësaj partie Albin Kurti, i cili dje ishte në Shkup, nuk përmendi ndonjë bashkëpunim me ndonjë parti nga RMV.

 “Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është që marrim pjesë këtu”, tha Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

E këshilltari i Kurtit që vjen nga Struga, Bekim Qoku, përmes një statusi në facebook u mundua të sqarojë atë se çfarë tha kryetari i Vetëvendosjes.

 “Zyrtarisht e legalisht si Lëvizje VETËVENDOSJE! (LVV) ende nuk jemi të regjistruar në Maqedoni të Veriut, ashtu siç e tha Kryeministri i Kosovës e Kryetari i LVV Albin Kurti, pra, nuk është situata si në Shqipëri. Por, ne kemi shumë aktivistë e simpatizantë tanë në Maqedoni të Veriut, të cilët do të mund të jenë të përfshirë në zgjedhje sipas vullnetit të tyre në listat që do të garojnë,  natyrisht, ka ende kohë për këtë”, shkroi Bekim Qoku, këshilltar i z.Kurtit.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është i bindur se LVV do të përfshihet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për shkak se ende nga kjo parti nuk kanë dëgjuar të thonë diçka të tillë. 

 “Nuk kam dëgjuar ndonjë deklaratë nga ndonjë eksponentë të lartë të LVV. Mendoj që deri në këto momente ka deklarata të përfaqësuesve të tyre të cilët në një farë mënyre janë këshilltarë në Qeverinë e RKS”, tha Kreshnik Bekteshi, BDI.

Liderët e LEN ditëve të fundit ishin në SHBA, ndërsa ardhjen e Kurtit në Shkup i shfrytëzoi kryetari i ASH-së Arben Taravari, i cili u pa duke biseduar, bashkë edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Nuk dihet se a është biseduar për vendimin e ASH-së, për atë se si do të shkojë në zgjedhje, vet, me BDI-në apo me LEN. Gjithsesi Taravari ka deklaruar se deri në fund të muajit do të merret vendimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments