8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(video) VMRO-DPMNE: ZAEVI TË SQAROJË GJUHËN MAQEDONASE

(video) VMRO-DPMNE: ZAEVI TË SQAROJË GJUHËN MAQEDONASE

VMRO-DPMNE-ja edhe sot ka kërkuar që Kryeministri Zaev të distancohet ose të sqarojë se me cfarë pozicioni u prezantua në Bullgari rreth gjuhës maqedonase.

Cka saktësisht Kryeministri Zaev u ka propozuar bashkëbiseduesve të tij bullgar të enjten – shtron pyetjen zëdhënësi I opozitës maqedonase dhe nëse është e saktë sic pohojnë mediat bullgare se ka ofruar pesë zgjidhje të mundshme, në mesin e të cilëve dhe formulimin se dy popujt njëkohësisht flasin gjuhë të njëjtë, me dy variante.

NAUM STOILKOVSKI – ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-së

“Nëse Zaevi nuk distancohet dhe në heshtje para opinionit maqedonas e pranon tezën mohuese se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të njëjta, respektivisht se deri në kodifikimin e gjuhës në vitin 1945, gjuha maqedonase ka qenë formë apo dialekt I gjuhës bullgare, me këtë heshtje dhe pa një përgënjeshtrim të drejtpërdrejtë ai I konfirmon tezat bullgare”

Nga Qeveria nuk ka një reagim të ri rreth qëndrimit të djeshëm se Kryeministrit Zaev me homologun e tij bullgar Janev ka biseduar për zgjidhje në bazë të propozimit portugez.

Kryeministri teknik bullgar Stefan Janev në konferencën e përbashkët për media theksoi se Kryeministri Zaev kishte ardhur me propozime konkrete, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për gjuhën.

STEFAN JANEV – KRYEMINISTËR TEKNIK I BULLGARISË

“Delegacioni I Zaevit erdhi me propozime konkrete që kuptohet se në mënyrë intensive dhe profesionale do të shqyrtohen në ditët në vijim”

Por këto fjalë të Janevit në press-konferencë më shumë kishin të bëjnë me planin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, se sa formulimin për zgjidhjen e konstetsit gjuhësor respektivisht mospranimit bullgar të vecantisë së gjuhës maqedonase me dekada para kodifikimit në vitin 1944. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments