9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaI nxehti ekstrem në perëndim të SHBA – Mbi 40 milionë amerikanë...

I nxehti ekstrem në perëndim të SHBA – Mbi 40 milionë amerikanë në alarm. Shumë shtete thyejnë rekordin

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vendosur në alarm për një valë intensive të të nxehtit që ka pushtuar perëndimin e SHBA këtë javë, me temperatuar rekord të larta të regjistruara në Kaliforni, Arizoni, Utah, Montana dhe Idaho.  Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, theksoi se stacioni i monitorimit në Aeroportin Ndërkombëtar Mçarran, i ndodhur në Las Vegas, ka regjistruar temperatura në 46.1 gradë celsius në orën lokale 15:00, duke thyer rekordin e vitit 1940 prej 45.5 gradë celsius.

Shërbimi i motit e shënoi me ngjyrë rozë temperaturën rekord në Twitter,  çka tregon se mund të thyhet në ditët e ardhshme.  Është e pazakontë që Las Vegas të kalojë 46 gradë celsius, edhe në pikën më të nxehtë të Verës.  Në Luginën e Vdekjes, Kaliforni, rreth 200 kilometra në lindje të Las Vegas, ku temperatura më e lartë ndonjëherë në Tokë është regjsitruar më 10 Korrik, 1913, në 56.7 gradë celsius,  pati një nivel  prej 51.7 gradë celsius ditën e Mërkurë.

Temperaturat rekord të të gjitha kohërave janë arritur në Billings Montana, në 42.2 gradë Celsius, Salt Lake City, në 41.7 gradë dhe Cheyenne, Wyoming, 34.4 gradë Celsius.   Salt Lake City, kryeqyteti i Utah, regjistroi 3 ditë radhazi të temperaturave rekord thyese. Temperaturat në Phoenix, Arizona, pritet të arrijnë ose thyjenë rekordin prej 46.1 gradë Celsius për katër ditë me radhë.   Gjatë Javës, i nxehti ekstrem goditi thuajse 40 milionë amerikanë, sipas mediave lokale, që shtuan e 110 milionë amerikanë mund të kenë përjetuar temperatua sipër 32.2 gradë Celsius.  I nxehti prite të zbutet në javën e ardhshme.

Thatësirat e mëdha kanë ulur nivelet e lumenjëve, ç’ka nënkupton se njerëzit do të kenë më pak ujë për bujqësi, përdorim për rrethet dhe nevoja të tjera mjedisore. Vetëm për sektorin e bujqësisë, thatësirat kanë kushtuar miliarda dollarë në vitet e fundit, duke sjellë humbjen e mijëra punëve sezonale.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments