burimi i lajmit
Demonstruesit nga godina e qeverisë janë drejtuar drejt Parlamentit, ku kanë thyer gardhin dhe janë futur në oborrin e legjislaturës.Në ditën e tretë të protestave kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, forca të shumta policie u vendosën rreth Parlamentit dhe disa nga protestuesit hodhën vezë në drejtim të ndërtesës, kënduan këngë patriotike dhe kërkuan dorëheqje nga qeveria.
Më herët grupi i protestuesve ka hyrë në oborrin e Qeverisë.
Ata kanë brohoritur “Dorëheqje, dorëheqje!”, “Maqedoni, Maqedoni!” dhe “Kurrë Veriore”.
Disa prej tyre janë përplasur me policinë, e cila ka ngritur një korridor para ndërtesës së Qeverisë, kur kanë thyer gardhin mbrojtës.
Protestën e hapi këngëtari Lambe Alabakovski me himnin kombëtar të Maqedonisë duke thënë: “Nëse diagnoza ime është piromane, diagnoza juaj është tradhtar”. Alabakovski, i cili akuzohej se dogji derën e klubit bullgar “Vanço Mihailov” në Manastir, në mënyrë simbolike dogji një letër ku shkruhej “Marrëveshja e Prespës, marrëveshja bullgare, propozimi francez, fashizmi”.