8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeDhunë në protestën kundër “propozimit francez” para Qeverisë dhe Kuvendit (VIDEO)

Dhunë në protestën kundër “propozimit francez” para Qeverisë dhe Kuvendit (VIDEO)

burimi i lajmit

https://portalb.mk/805911-dhune-ne-protesten-kunder-propozimit-francez-para-qeverise-dhe-kuvendit-video/

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë, sot për të tretën ditë me radhë ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Protestuesit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, në mënyrë të dhunshme kanë sulmuar policinë dhe objektin e Qeverisë. Në mesin e protestuesve kishte edhe disa persona me maska., njofton Portalb.mk.

Një pjesë e protestuese janë përplasur me policinë e cila kishte vendosur kordon përpara ndërtesës së Qeverisë. Protestuesit kanë hyrë brenda oborrit dhe e kanë gjuajtur objektin e Qeverisë me vezë, gurë dhe me mjete piroteknike.

Një pjesë e protestuesve nga Qeveria u drejtuan para Kuvendit, ku i hoqën barrikadat dhe u përplasën me forcat policore.

Paraprakisht, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje qytetarëve sa më masivisht të dalin në protestë pasi që sipas tij, nesër Qeveria do ta pranojë propozimin francez.

Nga LSDM reaguan se sonte ka pasur tentim për t’u përsëritur 27 prilli i vitit 2017-të, kur huliganët sulmuan Kuvendin dhe rrahën deputetë e gazetarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments