6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Taulant Balla: Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit...

(VIDEO) Taulant Balla: Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit Sofje- Shkup

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit mes dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla tha se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga procesi me Maqedoninë e Veriut nëse në muajin Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

 Taulant Balla

“Në qershor ne do të kemi më shumë diskutime për këtë çështje sepse presim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Franca po bën gjithë përgatitjet që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipëria nuk ka pse të merret peng. Shqipëria ka të drejtën ku pas 4 vitesh që në këtë rrugë mos merret peng nga një debat mes dy vendeve të tjera”.

Lidhur me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse në Qershor nuk hapen negociatat për anëtarësim në BE, opozita bëri kërkesë që sot në Parlament të mbahet mocion me debat.

Por Taulant Balla tha se nuk do ta votojnë mocionin me debat për këtë çështje.  Pas fjalës së kreut të grupit të PS, kërkesa e opozitës për mocion me debat u hodh poshtë me votat e mazhorancës.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments