16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeDeputeti i ASH-së Halil Snopçe: 20 vjetori i BDI-së, festë falso (Video)

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe: 20 vjetori i BDI-së, festë falso (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, e ka quajtur festë falso shënimin e 20 vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Në një prononcim për gazetën LAJM, deputeti i opozitës shqiptare ka thënë se BDI-ja 20 vite më parë u paraqit në skenën politike, si shpresë e madhe për shqiptarët e Maqedonisë, por sipas tij, dy dekada më vonë kjo parti ka shkatërruar shpresën te qytetarët.

“BDI-së nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç se të bëje festime falso. BDI-ja bën festime pompoze edhe për marrëveshjen e Ohrit vite me radhë, por e dimë se ende pikat e Marrëveshjes së Ohrit nuk janë realizuar”, tha deputeti Halil Snopçe.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe zv.kryeministri i parë Artan Grubi, kanë paralajmëruar se BDI-ja më 3 qershor në Shkup dhe më 4 qershor në Tetovë, do të organizojë festë të madhe për shënimin e 20 vjetorit të partisë. Në këtë festë janë ftuar të performojnë artistë të njohur nga trevat shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments