19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVideo-scandaloze / Rendi i madh i të rrinjëve në Etiopi që presin...

Video-scandaloze / Rendi i madh i të rrinjëve në Etiopi që presin për tu regjistruar në ambasadën Ruse për të shkuar në luftë në Ukrainë

Një numër i madh i të rinjve etiopianë mblidhen para ambasadës ruse në kryeqytetin Addis Abeba dhe përhapin informacione se rusët po rekrutojnë ushtarë për luftën në Ukrainë.

Një spekulim i tillë është përhapur pasi shumë etiopianë janë mbledhur para ambasadës duke mbajtur dokumente personale.

Një i ri që priste në hyrje i tha BBC-së se po kërkonte një rrogë të mirë si ushtar ose për të gjetur një punë tjetër.

Megjithatë, Rusia mohon një informacion të tillë dhe zyrtarët e ambasadës pretendojnë se nuk ka rekrutim në Etiopi dhe se shumë janë solidarë me Rusinë.

Shumë shprehin mbështetje për Rusinë, dhe disa prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo mënyrë. “Por ne nuk po rekrutojmë,” tha Maria Chernuknina, një zëdhënëse e ambasadës ruse atje.

Ambasada njoftoi gjithashtu situatën në Twitter.

Ju informojmë se ambasada nuk pranon asnjë kërkesë për rekrutim në forcat e armatosura të Federatës Ruse – thuhet në deklaratë, në të cilën falënderojnë Etiopinë për mbështetjen që i dha Rusisë gjatë votimit në OKB.

Etiopia ishte ndër vendet që nuk votuan për rezolutën për veprimet ushtarake ruse në Ukrainë, kur 17 vende afrikane abstenuan, përfshirë Republikën e Afrikës së Jugut.përcjell think.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments