Video-Pamje nga vizita në Bërnjakë e ambasadorit rus në Serbi

53

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, gjatë ditë së sotme e ka vizituar pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbi në Jarinjë.

Sipas mediumit Kosovonline, Kharchenko ka thënë se Rusia e mbështet pozicionin e Beogradit, teksa thotë se kjo situatë po shihet si shqetësuese në Moskë

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese,” tha ambasadori rus.

Për të shtatën ditë me radhë serbët janë duke protestuar në Jarinjë dhe Bërnjak si shenjë kundërshtimi ndaj reciprocitetit për targat serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Këtu më poshtë keni pamje gjatë vizitës të ambasadorit rus në Jarinjë: