18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasadori rus në Beograd vizitoi ushtarët serbë në kufi me Kosovën, reagon...

Ambasadori rus në Beograd vizitoi ushtarët serbë në kufi me Kosovën, reagon Presidenca

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, kanë vizituar ushtarët serbë në afërsi të pikëkalimit kuftar në Jarinjë.

Blerim Vela, shef i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kësaj vizite duke thënë se Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit, njofton Klankosova.tv.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe prosperuese” ka shkruar Vela në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments