13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeGjermania reagon për situatën në Jarinjë e Bërnjak- Kurti “bashkohet” me opozitën!

Gjermania reagon për situatën në Jarinjë e Bërnjak- Kurti “bashkohet” me opozitën!

Gjermania kërkoi zgjidhje në Jarinjë e Bërnjak përmes dialogut. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde i bëri thirrje Prishtinës e Beogradit të ulin tensionet e të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Situata në veri duhet të shtensionohet. I bëj thirrja të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. Rruga më e mirë përpara: takohuni në Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme që të shkojë në Bruksel për të biseduar për këtë çështje, ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar një takim të tillë.

Për të shtatën ditë me radhë, dy rrugë që lidhin Kosovën dhe Serbinë janë të bllokuara nga serbët lokalë, të cilët po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat. Dy incidente u shënua të shtunën, kur autoritetet njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Situata ne veri bashkoi qeverinë dhe opozitën në Kosovë. Kurti u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. në njoftimin për shtyp thuhet se aty u biseda “për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, teksa krerët opozitarë, kanë shprehur mbështetje të plotë për sundimin e ligjit në mbarë territorin dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit të Kosovës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments